Ushtria zvicerane siguron mbështetje të zgjeruar për Blatten
Ushtria zvicerane ka njoftuar të enjten se do të mbetet e pranishme në Blatten (VS) për një periudhë afatgjatë. Pajisjet ushtarake do të qëndrojnë aty për të mundësuar një reagim të shpejtë, ndërsa ushtarët do të kthehen në zonën e pritjes për të vijuar përgatitjet dhe stërvitjet, duke qenë gjithmonë gati për ndërhyrje në rast […] The post Ushtria zvicerane siguron mbështetje të zgjeruar për Blatten appeared first on Albinfo.

Ushtria zvicerane ka njoftuar të enjten se do të mbetet e pranishme në Blatten (VS) për një periudhë afatgjatë. Pajisjet ushtarake do të qëndrojnë aty për të mundësuar një reagim të shpejtë, ndërsa ushtarët do të kthehen në zonën e pritjes për të vijuar përgatitjet dhe stërvitjet, duke qenë gjithmonë gati për ndërhyrje në rast nevoje.
Ndërkohë, Këshilli Shtetëror i kantonit Wallis ka vendosur të ndajë një shumë fillestare prej 10 milionë frangash në ndihmë financiare për banorët e komunës Blatten, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur komunitetin pas fatkeqësisë.
Gjeologu kantonal i Wallis, Raphaël Mayoraz, në një intervistë në programin “Infrarouge” të RTS, ka paralajmëruar se situata në zonën e Lötschental mbetet e paqëndrueshme dhe mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Ai ka përmendur rënien e vazhdueshme të gurëve nga mali Petit Nesthorn, rrezikun e përmbytjeve masive në rast stuhie, si dhe mundësinë që fanshi aluvial të hapet papritmas dhe të lirojë ujërat e Lonza-s të mbajtura në liqenin Blatten, transmeton albinfo.ch.
Kërkimi për personin e zhdukur rifilloi të hënën, me personelin dhe pajisjet e specializuara që punojnë aktualisht në vendngjarje. Sipas mediave gjermanofolëse, bariu i deleve ndodhej në shtëpinë e tij në rajonin Tennmatten gjatë tragjedisë, një zonë që nuk është evakuuar.
Solidariteti zviceran ka aktivizuar fondin e ndihmës për fatkeqësitë dhe ka bërë thirrje për donacione për të ndihmuar të prekurit nga kjo ngjarje. Brenda një jave, janë mbledhur më shumë se 11 milionë franga.
The post Ushtria zvicerane siguron mbështetje të zgjeruar për Blatten appeared first on Albinfo.