Vaksinat, “kryqëzohet” Kennedy/ Debat i ashpër në Senat, demokratët: Ka dezinformuar amerikanët
Në një seancë të tensionuar dëgjimore në senat, sekretari ameirkan I shëndetësisë Robert Kennedy Junior, mbrojti pikëpamjet e tij në lidhje me vaksinat, pandeminë e Covid-19 dhe tema të tjera që kanë qenë në fokus të politikës amerikane që pas rikthimit të Donald Trump në pushtet. Seanca dëgjimore zgjati tre orë dhe erdhi një javë [...]Read More...

Në një seancë të tensionuar dëgjimore në senat, sekretari ameirkan I shëndetësisë Robert Kennedy Junior, mbrojti pikëpamjet e tij në lidhje me vaksinat, pandeminë e Covid-19 dhe tema të tjera që kanë qenë në fokus të politikës amerikane që pas rikthimit të Donald Trump në pushtet.
Seanca dëgjimore zgjati tre orë dhe erdhi një javë pasi Kennedy shkarkoi kreun e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në një përplasje mbi politikat e tij të vaksinimit
Demokratët e akuzuan Kennedy se gënjeu dhe kufizoi aksesin e amerikanëve në vaksina, teksa pati prej tyre që e quajtën “sharlatan’ dhe të tjerë I kërkuan të dorëhiqet. Disa senatorë republikanë gjithashtu ngritën shqetësime.
Ligjvënësit e pyetën vazhdimisht Kennedyn për qëndrimin e tij ndaj vaksinës Covid-19, se sa jetë kishin shpëtuar vaksinat gjatë pandemisë dhe se a e pranon që 1 milion amerikanë humbën jetën si pasojë e virusit.
Kennedy tha se nuk I di shifrat, duke bërë me faj kaosin e të dhënave gjatë administratës së Joe Biden.
Republikanët përdorën një ton më të matur, por senatori Bill Cassidy, një mjek i cili dha një votë kyçe për të konfirmuar Kennedy, u tregua më I ashpër, duke e akuzuar sekretarin për kufizimin e aksesit në vaksina për disa kategori.
Nën udhëheqjen e Kennedy, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi së fundmi një raund vaksinash përforcuese kundër Covid për më pak grupe, vetëm për të rriturit 65 vjeç e lart dhe njerëzit me probleme mjekësore.
Senatorët vunë në dukje deklaratat e Kennedy në lidhje me vaksinat, duke përfshirë vaksinën kundër Covid-19 dhe imunizimin kundër fruthit, teksa këtë vit SHBA ka parë përhapjen më të keq të fruthit në dekada.
Ndërsa Kennedy e ka mbështetur vaksinën si mënyrën më të mirë për të parandaluar përhapjen e fruthit, ai gjithashtu ka bërë pretendime të rreme në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës. Të njëjtat pretendime ai I përsëriti për sigurinë e vaksinës së Covid dhe të vaksinave që përdorin metodën mRNA. Kennedy shprehu gjithashtu dyshime, ne lidhje me sigurine e pilules se abortit.