Valë arrestimesh në Iran për bashkëpunëtorët e Izraelit

Forcat iraniane të sigurisë po kryejnë një valë arrestimesh për të dyshuarit si spiunë dhe bashkëpunëtorë izraelitë, raportuan mediet iraniane. Raportet kanë thënë se dhjetëra arrestime kanë ndodhur ditët e fundit, ndërsa Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore në territoret e njëri-tjetrit. Të paktën 18 të huaj “të paligjshëm” janë arrestuar në Mashhad, një [...]Read More...

Valë arrestimesh në Iran për bashkëpunëtorët e Izraelit

Forcat iraniane të sigurisë po kryejnë një valë arrestimesh për të dyshuarit si spiunë dhe bashkëpunëtorë izraelitë, raportuan mediet iraniane. Raportet kanë thënë se dhjetëra arrestime kanë ndodhur ditët e fundit, ndërsa Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore në territoret e njëri-tjetrit.

Të paktën 18 të huaj “të paligjshëm” janë arrestuar në Mashhad, një qytet i madh në verilindje, për ndërtimin dhe përdorimin e dronëve, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Të dyshuarit, të cilët mund të jenë afganë, dhe thuhet se janë deportuar. Policia i akuzoi ata për përhapjen e “informacionit të rremë”, sipas raportit.

Forcat e sigurisë i kanë akuzuar ata për ndikimin në opinionin publik përmes postimeve në internet dhe për pjesëmarrje në luftë në mbështetje të Izraelit.

Dhjetëra arrestime për të dyshuar si spiunë të Mossadit janë raportuar ditët e fundit. Prokurorët iranianë i kanë kërcënuar bashkëpunëtorët me drejtësi të shpejtë. Bashkëpunimi me armikun ose shërbimet e huaja sekrete shpesh dënohet me vdekje në Iran. Raportime të shumta në mediet sociale kanë folur për kërcënime dhe represion