Valon Bela sfidon MPB-në e Shqipërisë: “Kam 22 mirënjohje nga NATO, nuk ka shqiptar të dytë si unë

Përmes një video-mesazhi publik, Valon Bela ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipêrisë, duke e cilësuar atë si një akt paradoksal të një qeverie që po i afrohet fundit të saj.
Bela ka falënderuar të gjithë mbështetësit për përkrahjen e dhënë, ndërsa ka shprehur keqardhje për shqetësimet e krijuara. Ai ka adresuar kritika të ashpra ndaj drejtuesve të MPB-së dhe veprimeve të tyre të fundit.
Gjatë fjalimit të tij, Bela ka shfaqur edhe një nga çertifikatat e tij ushtarake, duke nënvizuar se gëzon përkrahje të fuqishme ndërkombëtare.
„Njësia elitë që lufton terrorizmin ndërkombëtar është njësi speciale amerikane, për të cilën unë kam 22 mirënjohje. Nuk mund të gjeni një shqiptar të dytë që ka 22 mirënjohje nga ushtria e NATO-s“, ka deklaruar Bela gjatë videos.
Për më tepër, ai ka ngritur pyetje mbi praninë e njësive antiterror gjatë marrjes së vendimeve zyrtare dhe ka kritikuar orientimin politik të institucioneve shtetërore
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



