Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut

Sot, ajo është bërë zëri i shumë komuniteteve në Staten Island – përfshirë dhe komunitetin shqiptar – dhe një shembull frymëzimi për gjithë rininë në diasporë The post Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut appeared first on Albinfo.

Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut

Në një nga qytetet më të mëdha të botës, një emër shqiptar po spikat në administratën e Nju-Jorkut, përcjell albinfo.ch.

Vanesa me origjinë nga Prishtina ka ndërtuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm nga momenti që mbërriti si adoleshente në Staten Island, e deri te roli i saj si Drejtoreshë e Borough-t në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së NYC.

Në këtë intervistë për Bussinessmag, ajo ndan me ne sfidat personale dhe profesionale, rrugëtimin deri tek pozitat drejtuese, ndikimin e kulturës shqiptare në lidershipin e saj dhe vizionin për fuqizimin e diasporës shqiptare në politikë dhe shoqëri.

Sot, ajo është bërë zëri i shumë komuniteteve në Staten Island – përfshirë dhe komunitetin shqiptar – dhe një shembull frymëzimi për gjithë rininë në diasporë.

Fjalët e Senatores amerikane, Jessica Scarcella-Spanton flasin shumë për ndikimin e saj: “Jam mirënjohëse për gjithçka që Vanesa Limani ka bërë për zyrën tonë dhe për Staten Island si Drejtore. Puna dhe kujdesi i saj kanë lënë një ndikim shumë pozitiv. Të uroj më të mirat në këtë kapitull të ri – të dua dhe jam shumë krenare për ty! Vanesa, suksesi yt nuk është vetëm i yti – është një pasqyrim i mundit të prindërve të tu, i kulturës sonë, dhe i gjithë komunitetit që të mbështet me zemër. Je dëshmi se shqiptaria ecën përpara me dije, punë dhe dinjitet”, shprehet Jessica Scarcella-Spanton.

The post Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut appeared first on Albinfo.