Vazhdojnë protestat e dhunshme në Irlandën e Veriut, pas arrestimit të dy adoleshentëve rumunë për tentativë përdhunimi
Një protestë që nisi si paqësore në Ballymena të Irlandës së Veriut, ka përfunduar me përplasje të dhunshme, pasi mijëra qytetarë dolën në rrugë në shenjë zemërimi për arrestimin e dy 14-vjeçarëve me origjinë rumune, të dyshuar për tentativë përdhunimi. Sipas raportimeve të BBC, dhuna ka përfshirë disa qytete për të tretën natë radhazi, me [...]Read More...

Një protestë që nisi si paqësore në Ballymena të Irlandës së Veriut, ka përfunduar me përplasje të dhunshme, pasi mijëra qytetarë dolën në rrugë në shenjë zemërimi për arrestimin e dy 14-vjeçarëve me origjinë rumune, të dyshuar për tentativë përdhunimi.
Sipas raportimeve të BBC, dhuna ka përfshirë disa qytete për të tretën natë radhazi, me përplasjet më të ashpra të regjistruara në Ballymena. Policia është sulmuar me fishekzjarrë, shishe dhe tulla, ndërsa në qytetin Larne, të rinj të maskuar kanë sulmuar një qendër argëtimi dhe i kanë vënë zjarrin. Kjo qendër kishte shërbyer si strehë emergjente për familjet pas trazirave të ditëve të mëparshme.
Gjatë dy netëve të para të përplasjeve, 32 efektivë policie mbetën të plagosur dhe gjashtë persona u arrestuan. Nuk ka ende një bilanc zyrtar për natën e së mërkurës.
Autoritetet kanë reaguar ashpër ndaj ngjarjeve. Dhuna është cilësuar e motivuar nga urrejtja racore. “Ky ishte një sulm racist i synuar ndaj pakicave etnike dhe oficerëve të policisë,” deklaroi ndihmës-shefi i policisë, Ryan Henderson.
Tensionet u nxitën pasi të dyshuarit për ngjarjen që shkaktoi zemërimin publik janë dy të mitur rumunë, çka ka shtuar frikën për përhapjen e ndjenjave raciste dhe ksenofobe në rajon./abcnews.al