Vazhdon bllokada në Kuvend, shkaktar moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka ndërprerë të martën seancën plenare pas mungesës së konsensusit për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Asnjëri prej kandidatëve të propozuar deri më tani nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për këtë pozitë. Propozimi i fundit ishte ai i kryetarit të Partisë Serbe […] The post Vazhdon bllokada në Kuvend, shkaktar moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb appeared first on Albinfo.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka ndërprerë të martën seancën plenare pas mungesës së konsensusit për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Asnjëri prej kandidatëve të propozuar deri më tani nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për këtë pozitë. Propozimi i fundit ishte ai i kryetarit të Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq. Ai mori 55 vota për, një kundër dhe 17 abstenime, por rezultati nuk mjaftoi për zgjedhjen e tij si nënkryetar.
Pas dështimit të votimit, kryetari Basha kërkoi ndërprerjen e punimeve të Kuvendit, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë të enjten në orën 11:00.
The post Vazhdon bllokada në Kuvend, shkaktar moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb appeared first on Albinfo.