Vazhdon festivali i Filmit “KinoKosova” në Bernë

Vazhdon festivali i Filmit “KinoKosova” në Bernë

Po vazhdon festivali KinoKosova në Bernë. Gjatë këtyre katër ditëve qëkur ka filluar, këtë festë të filmit (jo vetëm) kosovar e ka karakterizuar një vitalitet dhe një nivel i organizimit që tregon për pjekuri të theksuar të festivalit, në edicionin e tij të shtatë.

Krahas shfaqjes së një numri të madh të filmave nga Kosova, Zvicra dhe Koreja Jugore (shtet mysafir i sivjetëm), festivali përfshin po ashtu edhe aktivitete të tjera shoqëruese si debate për filmat që shfaqen, mbrëmje muzikore, ekspozita etj.

Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i festivalit dhe po raporton nga zhvillimet e tij.

Rreth kësaj feste të filmit janë angazhuar një numër i madh të rinjsh, kryesisht studentë shqiptarë të Zvicrës, të cilët me angazhimin e tyre vullnetar, me kulturën dhe sjelljen po i japin festivalit një sharm të veçantë.

Në vazhdim disa forografi ilustruese nga festivali ndërsa në ditët në vijim do të kemi edhe materiale të tjera si raportime, vlerësime, intervista, portrete etj.

 

The post Vazhdon festivali i Filmit “KinoKosova” në Bernë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.