Vdiq në QKUK motoçiklisti i aksidentuar të premten e shkuar në Pejë
Policia e Kosovës bëri të ditur se një motoçiklist i cili të premten e shkuar ishte aksidentuar me një çiklist në Pejë, vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK), ku po mjekohej. “Raportohet se kishte ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në mes të një motoçiklete dhe një çiklisti me drejtues

Policia e Kosovës bëri të ditur se një motoçiklist i cili të premten e shkuar ishte aksidentuar me një çiklist në Pejë, vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK), ku po mjekohej.
“Raportohet se kishte ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në mes të një motoçiklete dhe një çiklisti me drejtues m/k. Si pasojë e lëndimeve të marra të dy drejtuesit kishin pranuar tretman mjekësor në QKUK. Më 30.06.2025 nga QKUK-ja është pranuar informatë se drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda në aksident kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.