Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protesta të mëdha në Kosovë

Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protesta të mëdha në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të sjellin grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor.

Ambasada këshillon qytetarët që të kufizojnë lëvizjet në zonat pranë vendbanimit të tyre dhe të shmangin udhëtimet drejt zonave ku priten demonstratat.

Po ashtu, qytetarët janë paralajmëruar se në rast të kalimit nëpër zonat e prekura mund të përballen me vonesa të mëdha dhe vështirësi për të arritur në destinacion.

The post Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protesta të mëdha në Kosovë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.