KRRE vendos çmimet e reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës vendos çmimet e reja të karburanteve
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në Maqedoninë e Veriut pritet të vendosë sot për çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas përllogaritjeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, pritet që dizeli të lirohet për 7 denarë, ndërsa benzina për 4 denarë për litër.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi paraprakisht se pret stabilizim të tregut të derivateve të naftës pas paralajmërimeve për bisedime paqeje mes SHBA-së dhe Iranit. Të gjitha pritshmëritë shkojnë në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje, gjë që do të ndikojë edhe në stabilizimin e ekonomive globale.
Për momentin, çmimi i naftës po lëviz rreth 80 dollarë për fuçi, por në periudhën në vijim priten çmime edhe më të ulëta. Mickoski theksoi se bën kalkulimet e tij duke marrë parasysh edhe rritjen e vlerës së dollarit.
“Ne bëmë kalkulimet tona, vlerat e dollarit janë rritur pak. Pres që të hënën, në bazë të këtyre kalkulimeve, benzina të ulet diku rreth katër denarë për litër, ndërsa dizeli diçka më shumë, rreth shtatë denarë për litër. Kështu që, le të presim të hënën që Komisioni Rregullator ta kumtojë këtë zyrtarisisht,” – deklaroi Hristijan Mickoski.
Gjatë aktivitetit të tij, kryeministri mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti të ri për fëmijë në komunën e Karposhit.
Me pak fjalë
Komisioni Rregullator i Energjetikës në Maqedoninë e Veriut pritet të vendosë sot çmimet e reja të karburanteve. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, dizeli do të lirohet për 7 denarë, ndërsa benzina për 4 denarë për litër. Stabilizimi i tregut të naftës pritet të ndikojë në uljen e çmimeve globale.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




