Vendosja e fanellës në ‘zonën e ndaluar’, Leao i kërkon falje tifozëve të Juventusit

Leao u kërkon falje tifozëve të Juventusit pas gjestit të shëmtuar me fanellën e tyre Ylli i Milanit, Rafael Leao u ka kërkuar falje tifozëve të Juventusit pasi vendosi një fanellë të Bianconerëve brenda pantallonave të shkurtra të tij pas përballjes mes tyre në Serie A të dielën. Sulmuesi portugez ndërroi fanellat me një lojtar […]

Vendosja e fanellës në ‘zonën e ndaluar’, Leao i kërkon falje tifozëve të Juventusit

Leao u kërkon falje tifozëve të Juventusit pas gjestit të shëmtuar me fanellën e tyre

Ylli i Milanit, Rafael Leao u ka kërkuar falje tifozëve të Juventusit pasi vendosi një fanellë të Bianconerëve brenda pantallonave të shkurtra të tij pas përballjes mes tyre në Serie A të dielën.

Sulmuesi portugez ndërroi fanellat me një lojtar të Juventusit pas fitores 1-0 të Milanit në Allianz Stadium, por u vu në shënjestër nga tifozët e Bianconerëve në rrjetet sociale për vendosjen e fanellës brenda pantallonave të shkurtra të tij.

Leao ka reaguar tani duke kërkuar falje në profilin e tij privat në Twitter.

“Nëse ndonjë fans është ndjerë i mosrespektuar për futjen e fanellës brenda pantallonave të shkurtra, kërkoj falje, nuk ka qenë qëllimi im për të përcjellë ndonjë mosrespekt, përkundrazi respektoj të gjitha klubet!! Forza Milan. Urrejtja është mallkim i vërtetë”, ka shkruar Leao.

Falë fitores të së dielës në Torino, Milani ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për të tretin sezon radhazi.

Leao pritet të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me kuqezinjtë në ditët në vijim pasi ra dakord për një marrëveshje të re prej shtatë milionë euro në vit deri në vitin 2028.

23-vjeçari ka 14 gola dhe 15 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe marrëveshja e tij e mëparshme në San Siro do të skadonte në qershor 2024.

Sulmuesi portugez iu bashkua Milanit nga skuadra e Ligue 1, Lille, në një marrëveshje prej 30 milionë euro në vitin 2019.