“Vendosja e tarifave, Trump luajti poker/ Çika: Në ditët e para pati humbje të mëdha në tregjet ndërkombëtare

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se presidenti amerikan, Donald Trump luajti poker, me vendosjen e tarifave. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çika u shpreh se në ditët e para pas vendosjes së tarifave, pati humbje të mëdha në tregjet ndërkombëtare. “Është lajm i mirë, për të parë negociatat mes shteteve. [...]Read More...

“Vendosja e tarifave, Trump luajti poker/ Çika: Në ditët e para pati humbje të mëdha në tregjet ndërkombëtare

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se presidenti amerikan, Donald Trump luajti poker, me vendosjen e tarifave.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çika u shpreh se në ditët e para pas vendosjes së tarifave, pati humbje të mëdha në tregjet ndërkombëtare.

“Është lajm i mirë, për të parë negociatat mes shteteve. Pati tentativa për të pasur negociata direkte me SHBA. Duhet parë ajo që ndodhi me bursat ndërkombëtare. Ajo që po përpiqet që të bëjë Trump, është rritja e ekonomisë për qytetarët amerikanë. Rijetëzimi i industrisë amerikane, heqja e një borxhi, por vendosja e tarifave, është një risk. Luajti një poker, duke pasur parasysh se kishte në dorë letra të mira për të luajtur. Marrëdhëniet Kinë-SHBA, janë në tension, nuk besoj se do vazhdohet me tarifa të tilla, nuk janë në interes të asnjërit. Marrëdhëniet tregtare të Kinës me BE, kanë qenë të vazhdueshme në rritje. 90 ditëshi është për t’i dhënë kohë palëve. Është kohë mëse e mjaftueshme për të pasur një reflektim dy palësh”, theksoi ai./abcnews.al