Vetëvendosje prin në Gjilan, Alban Hyseni në epërsi

Sipas rezultateve ende jo përfundimtare që po publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje! (LVV) po prin në komunën e Gjilanit, me kandidatin Alban Hyseni në krye. Sipas këtyre të dhënave, Hyseni ka siguruar 49.08 për qind të votave, duke mbajtur një avantazh ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, […] The post Vetëvendosje prin në Gjilan, Alban Hyseni në epërsi appeared first on Albinfo.

Vetëvendosje prin në Gjilan, Alban Hyseni në epërsi

Sipas rezultateve ende jo përfundimtare që po publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje! (LVV) po prin në komunën e Gjilanit, me kandidatin Alban Hyseni në krye.

Sipas këtyre të dhënave, Hyseni ka siguruar 49.08 për qind të votave, duke mbajtur një avantazh ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, i cili ka marrë 33.48 për qind, shkruan albinfo.ch.

Në vendin e tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kandidatin Riad Rashiti, që ka arritur 13.61 për qind të votave, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nazim Gagicën ka siguruar 1.82 për qind.

Ndërkohë, kandidati Isa Agushi nga Bashkimi për Ndryshim Anamorava (BNA) ka fituar 1.67 për qind, ndërsa Ilir Poroshtica nga GUXO ka marrë një përqindje më të ulët të votave, sipas të dhënave të deritanishme.

The post Vetëvendosje prin në Gjilan, Alban Hyseni në epërsi appeared first on Albinfo.