Vetëvendosje nuk votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, Hamza paralajmëron bojkot: Çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese!

Vetëvendosje nuk votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, Hamza paralajmëron bojkot: Çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese!

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Prej sot PDK-ja nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe do ta referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka konsensus. Ne e patë me qëllim të konstituimit të Kuvendit, e votuam të propozuarin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ata nuk e kanë propozuar kandidaten”, tha Hamza.

Deklarata erdhi pas ndërprerjes së seancës konstituive, pasi deputetët e PDK-së u larguan nga salla kur Vetëvendosje nuk votoi kandidaten e partisë, Vlora Çitakun, për nënkryetare të Kuvendit.

The post Vetëvendosje nuk votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, Hamza paralajmëron bojkot: Çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.