Vetëvrasja e parë e asistuar në Toskanë/ Procedura u zgjodh nga një 60-vjeçar, vuante nga Parkinson i avancuar

Vdekja e parë e një pacienti me asistencë mjekësore ndodhi në rajonin e Toskanës pas miratimit të ligjit përkatës rajonal. Procedura u zgjodh nga një burrë 60-vjeçar, shkrimtari Daniele Pieroni, i cili vuante nga sëmundja e avancuar e Parkinsonit dhe nuk ishte në gjendje të ushqehej vetë. Qeveria Meloni i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të [...]Read More...

Vetëvrasja e parë e asistuar në Toskanë/ Procedura u zgjodh nga një 60-vjeçar, vuante nga Parkinson i avancuar

Vdekja e parë e një pacienti me asistencë mjekësore ndodhi në rajonin e Toskanës pas miratimit të ligjit përkatës rajonal.

Procedura u zgjodh nga një burrë 60-vjeçar, shkrimtari Daniele Pieroni, i cili vuante nga sëmundja e avancuar e Parkinsonit dhe nuk ishte në gjendje të ushqehej vetë.

Qeveria Meloni i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të vendit, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit përkatës rajonal, por deri në dhënien e vendimit të gjykatës, kjo praktikë vazhdon të konsiderohet e ligjshme.

Siç u bë e ditur, “pacienti, me qartësi të plotë, shprehu dëshirën për të përdorur vdekjen e asistuar nga mjekësia dhe e gjithë procedura u zhvillua në shtëpinë e tij, ku gjashtëdhjetëvjeçari mori ilaçin vdekjeprurës”. / abcnews.al