Veton Surroi thotë se zgjedhjet në veri nuk prodhuan pushtet legjitim

Surroi: Zgjedhjet në veri nuk prodhuan pushtet legjitim. Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në komunat veriore të vendit nuk janë legjitime. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka folur për zhvillimet e fundit në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. “E fillojmë në Zveçan mbërrijmë në Ukrainë […]

Veton Surroi thotë se zgjedhjet në veri nuk prodhuan pushtet legjitim

Surroi: Zgjedhjet në veri nuk prodhuan pushtet legjitim.

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në komunat veriore të vendit nuk janë legjitime.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka folur për zhvillimet e fundit në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“E fillojmë në Zveçan mbërrijmë në Ukrainë kjo është çështje e sigurisë. Nëse e marrim vetëm nga aspekti i sigurisë kemi të bëjmë me një krize evropiane, kjo është një pjesë e vogël e një krize të madhe që e trazon kontinentin evropian”.

“Nëse e marrim nga aspekti politik, aq sa ka të bëjë me Zveçanin aq ka të bëjë me demonstratat në Beograd që pushteti i Beogradit po mundohet ta drejtojë vëmendjen këtej në mënyrë që t’i ikë një pakënaqësie të thelluar të qytetarëve serbë”.

“Kemi të bëjmë me disa segmente, kemi të bëjmë me zgjedhje që ne duhet t’i identifikojmë realisht, zgjedhjet në veri nuk prodhuan pushtet legjitim, ato prodhuan pushtet legal pra u përmbush një obligim legal i mbajtjes së zgjedhjeve dhe është e qartë se ata që u zgjodhën si kryetar nuk perceptohen si legjitim nga shumica e popullatës në këto komuna. Rrjedhimisht duhet gjetur zgjidhjen në mënyrë që të arrihet një pushtet legjitim brenda për brenda legalitetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Surroi.