VIDEO/ 700 ditë luftë në Gaza, Izraeli përgatitet për një sulm më të madh
Forcat izraelite shkatërruan të premten një ndërtesë të madhe apartamentesh në Qytetin e Gazës. Izraeli tashmë po përgatitet të nisë një ofensivë të madhe, ndërsa janë shënuar 700 ditë nga lufta me Hamasin. Në Tel Aviv, të afërmit e pengjeve që u rrëmbyen në bastisjen e paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, [...]Read More...

Forcat izraelite shkatërruan të premten një ndërtesë të madhe apartamentesh në Qytetin e Gazës. Izraeli tashmë po përgatitet të nisë një ofensivë të madhe, ndërsa janë shënuar 700 ditë nga lufta me Hamasin.
Në Tel Aviv, të afërmit e pengjeve që u rrëmbyen në bastisjen e paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, që ishte edhe pikënisja e lutës, lëshuan 700 tullumbace në qiell, si pjesë e një mobilizimi mbarëkombëtar me një kërkesë qendrore për lirimin e familjarëve të tyre.
Në të njëjtën kohë, Hamasi publikoi një video ku tregoheshin dy nga të burgosurit e tij.
Hamas has released a new video featuring two hostages, reportedly filmed last Thursday in Gaza City.
— Clash Report (@clashreport) September 5, 2025
Ndërkohë një ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, siguroi gjithashtu se administrata e tij është në “negociata” me Hamasin.
Në Rripin e Gazës, i cili ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe mbetet nën rrethim qytetarët po përballet me zi buke në 20% të territorit të tij sipas OKB-së.
The moment Israeli fighter jets showered the Mushtaha Tower in Gaza City with missiles this afternoon, reducing it to rubble and displacing hundreds of its residents as well as many others who had sought refuge nearby.
— Quds News Network (@QudsNen) September 5, 2025
/abcnews.al/