VIDEO/ Princ William kërcen si “i çmendur” në koncertin e Taylor Swift! Bën selfie me këngëtaren dhe fëmijët e tij

Mesa duket edhe Princi William është një nga fansat e Taylor Swift. Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, nuk do të prisnit që Princi i Uellsit të ishte në tribunë në Wembley. Në një video që po bën xhiron e TikTok, Princi William... The post VIDEO/ Princ William kërcen si “i çmendur” në koncertin e Taylor Swift! Bën selfie me këngëtaren dhe fëmijët e tij appeared first on AfterParty.

VIDEO/ Princ William kërcen si “i çmendur” në koncertin e Taylor Swift! Bën selfie me këngëtaren dhe fëmijët e tij

Mesa duket edhe Princi William është një nga fansat e Taylor Swift.

Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, nuk do të prisnit që Princi i Uellsit të ishte në tribunë në Wembley.

Në një video që po bën xhiron e TikTok, Princi William shihet duke kërcyer në ritmin e “Shake it Off”, duke tejkaluar 85,000 pëlqime në vetëm tre orë.

I veshur thjesht me një këmishë, xhaketë dhe pantallona, ​​Princi William duket se po argëtohet, duke mos marrë parasysh turmën rreth tij. Taylor Swift dhe partneri i saj Travis Kelce janë fotografuar me Princin William dhe fëmijët e tij.
Princi i Uellsit ka qenë në prapaskenë me Princin George dhe Princeshën Charlotte dhe aty është fotografuar me këngëtaren dhe partnerin e saj.
Taylor Swift ka postuar foton në llogarinë personale në Instagram dhe me këtë postim ka uruar Princin William për ditëlindjen e tij, që është sot.

Në mbishkrimin e fotos këngëtarja shkruan: “Gëzuar ditëlindjen! Shfaqjet në Londër kanë një fillim të shkëlqyeshëm.

http://afterparty.al/wp-content/uploads/v0f044gc0000cpr8jovog65oe4c7c120.mp4

The post VIDEO/ Princ William kërcen si “i çmendur” në koncertin e Taylor Swift! Bën selfie me këngëtaren dhe fëmijët e tij appeared first on AfterParty.