Video propagandistike, Çitaku: “VV është në panik, jemi gati që sot për zgjedhje – mos u tutni”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas videos propagandistike të VV-së, derisa ka thënë se kjo parti është në panik, dhe nuk ju ka mbetur gjë tjetër, veçse të merren me shpifje. Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se me qasjen e Kryeministrit Kurti, avantureske e të papërgjegjshme, vetëm se po “i […]

Video propagandistike, Çitaku: “VV është në panik, jemi gati që sot për zgjedhje – mos u tutni”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas videos propagandistike të VV-së, derisa ka thënë se kjo parti është në panik, dhe nuk ju ka mbetur gjë tjetër, veçse të merren me shpifje.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se me qasjen e Kryeministrit Kurti, avantureske e të papërgjegjshme, vetëm se po “i dërgon ujë në mulli Vuçiqit”.

“VV është në panik! S’ju ka mbetur tjetër përveç videove me propagandë, shpifje e thjeshtëzime banale. Ujë në mulli të Vuçiçit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme”, ka shkruar ajo.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se partia e saj është gati për zgjedhje, ndërsa për partinë në pushtet ka thënë të mos kenë frikë.

“Interes i kujt, pos i Serbisë, është sanksionimi i Kosovës nga aleatët e armiqësimi ynë me gjithë botën? Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda e të izoluar nga jashtë? Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni”, ka shkruar Çitaku.