VIDEO/ Ukraina sulmon me dronë tubacionin rus të naftës që furnizon Hungarinë

Gjatë mbrëmjes së kaluar, dronët ukrainas sulmuan tubacionin e naftës në Unecha, në rajonin Bryansk të Rusisë. Sulmi u krye nga regjimenti i 14-të i Forcave të Dronëve të Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi (Madyar). Ky është tashmë sulmi i tretë ndaj këtij objekti gjatë muajit gusht. Sulmet e mëparshme ndodhën më 6 dhe [...]Read More...

VIDEO/ Ukraina sulmon me dronë tubacionin rus të naftës që furnizon Hungarinë

Gjatë mbrëmjes së kaluar, dronët ukrainas sulmuan tubacionin e naftës në Unecha, në rajonin Bryansk të Rusisë. Sulmi u krye nga regjimenti i 14-të i Forcave të Dronëve të Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi (Madyar). Ky është tashmë sulmi i tretë ndaj këtij objekti gjatë muajit gusht.

Sulmet e mëparshme ndodhën më 6 dhe 13 gusht, ndërsa më 18 gusht dronët ukrainas goditën stacionin “Nikolskoye” në rajonin Tambov, duke ndërprerë përkohësisht eksportin e naftës drejt Evropës përmes gazsjellësit “Druzhba”.

Ukrainian forces again hit the Druzhba pipeline, hitting the key Unecha pumping station, where a large fire broke out.

Just days ago, Ukrainian drones and missiles hit Russia’s Unecha oil pumping station on the Druzhba pipeline, causing a major fire, halting oil flows to Hungary…

— Clash Report (@clashreport) August 21, 2025

Madje edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, reagoi ashpër, duke kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën.

Por çështja kryesore qëndron diku tjetër: gazsjellësi “Druzhba” mbetet jetik për regjimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenkos, pasi furnizon me naftë të papërpunuar rafineritë Mozyr dhe Novopolotsk në Bjellorusi./abcnews.al