Rama ndan videon nga mbërritja në Samitin e Procesit të Berlinit: I lumtur që jam këtu për këtë ritual të përvitshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook këtë të enjte mbërritjen e tij në Budva të Malit të Zi, ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.
Përkrah shkrimit, Rama ka ndarë edhe fjalimin e shkurtër që ka mbajtur para gazetarëve, ku është shprehur se është i lumtur që merr sërish pjesë në këtë ritual të përvitshëm.
“Në fakt, i vetmi vend ku mund të kesh gjithmonë një helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë, ndihem mirë që jemi këtu sërish për Procesin e Berlinit, një ritual i përvitshëm që këtë herë po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Çfarë të them më shumë? Jam këtu dhe jam i lumtur të vazhdoj me miqtë që po më presin”, tha Rama.
The post Rama ndan videon nga mbërritja në Samitin e Procesit të Berlinit: I lumtur që jam këtu për këtë ritual të përvitshëm appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



