Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce/ Hajdutët marrin USB nga automjeti i stafit, para koncertit në Atlanta

Kengetarja Beyoncé ka rënë pre e një grabitje, pasi pak ditë para ndalesës se saj katerditore ne Atlanta me turneun e saj “Cowboy Carter”, disa hajdute kane vjedhur nje nje automjet I stafit te saj disa USB qe permbanin kenge te papublikuara te artistes. Ne mesin e sendeve te vjedhura jane edhe planet e shfaqjeve [...]Read More...

Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce/ Hajdutët marrin USB nga automjeti i stafit, para koncertit në Atlanta

Kengetarja Beyoncé ka rënë pre e një grabitje, pasi pak ditë para ndalesës se saj katerditore ne Atlanta me turneun e saj “Cowboy Carter”, disa hajdute kane vjedhur nje nje automjet I stafit te saj disa USB qe permbanin kenge te papublikuara te artistes.

Ne mesin e sendeve te vjedhura jane edhe planet e shfaqjeve dhe listat me këngë për koncertet e kaluara dhe ato të ardhshme u morën nga një makinë me qira, e cila përdorej nga koreografisti i këngëtares dhe një prej balerinëve të saj.

Vjedhja ndodhi më 8 korrik, vetëm dy ditë përpara performancës së parë të Beyoncé në Atlanta. Policia e Atlanta-s thotë se është lëshuar një urdhër arrest, por emri i dyshuarit nuk është bërë publik.

Sipas raportit të policisë, koreografisti Christopher Grant dhe balerini Diandre Blue parkuan automjetin dhe hynë në një supermarket. Pasi u kthyen, panë dritaren e pasme të thyer dhe dy çanta u mungonin.

Ata raportuan se në çanta ndodheshin pesë drive USB me këngë të papublikuara, planet e skenarëve për shfaqje të kaluara dhe të ardhshme, dhe lista të tjera këngësh, sipas policisë.

Më tej, u mor edhe një laptop, rroba dhe kufje Apple AirPods. Autoritetet përdorën gjurmimin nepermjet ketye paisjeve teknologjike per te identifikuar hajdutet, per te cilet nuk ka detaje nese jane arrestuar. / abcnews.al