Vietnami në alarm të kuq, tajfuni Kajiki pritet të godas vendin
Vietnami po përgatitet të goditet nga tajfunin Kajiki, stuhia më e fuqishme që ka goditur vendin këtë vit, ndërsa ajo afrohet me shpejtësi drejt bregdetit qendror me erëra që arrijnë deri në 166 km/h. Autoritetet kanë mbyllur aeroportet, kanë pezulluar mësimin në shkolla dhe kanë nisur evakuime masive në zonat bregdetare për të shmangur viktima [...]Read More...

Vietnami po përgatitet të goditet nga tajfunin Kajiki, stuhia më e fuqishme që ka goditur vendin këtë vit, ndërsa ajo afrohet me shpejtësi drejt bregdetit qendror me erëra që arrijnë deri në 166 km/h.
Autoritetet kanë mbyllur aeroportet, kanë pezulluar mësimin në shkolla dhe kanë nisur evakuime masive në zonat bregdetare për të shmangur viktima dhe dëme nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që priten.
Sipas agjencisë kombëtare të motit, tajfuni ndodhej rreth 110 km larg bregut verior të pjesës qendrore të Vietnamit dhe pritet të godasë tokën gjatë pasdites së sotme.
“Kjo është një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme dhe lëviz me shpejtësi të madhe,” deklaroi qeveria në një njoftim të dielën mbrëma, duke paralajmëruar për reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Deri tani, rreth 30,000 banorë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara në bregdet. Përballë emergjencës, qeveria ka angazhuar më shumë se 16,500 ushtarë dhe 107,000 trupa të mbrojtjes civile, të cilët janë vënë në dispozicion për ndihmë, evakuim dhe operacione kërkimi e shpëtimi.
Pas përplasjes me bregun vietnamez, tajfuni pritet të lëvizë drejt Laosit dhe Tajlandës veriore, duke sjellë rrezik të shtuar edhe për këto rajone. / abcnews.al /