Vis Pupa ka diçka për t’i thënë Luizit në foton që e postoi kur ishte ‘çapaçul’

Luizi postoi foton kur ishte ‘çapaçul’, Vis Pupa ka diçka për t’i thënë. Përveç angazhimeve në muzikë dhe koncerteve të shumta, Luiz Ejlli ka gjetur edhe një mënyrë tjetër që të qëndrojë pranë publikut të tij. Nëse dikur nuk ka qenë aktiv në rrjetet sociale, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP 2” gjithçka […]

Vis Pupa ka diçka për t’i thënë Luizit në foton që e postoi kur ishte ‘çapaçul’

Luizi postoi foton kur ishte ‘çapaçul’, Vis Pupa ka diçka për t’i thënë.

Përveç angazhimeve në muzikë dhe koncerteve të shumta, Luiz Ejlli ka gjetur edhe një mënyrë tjetër që të qëndrojë pranë publikut të tij. Nëse dikur nuk ka qenë aktiv në rrjetet sociale, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP 2” gjithçka ndryshoi.

Fituesi i këtij edicioni të BB VIP herë pas here bën postime në profilin e tij në “Instagram” dhe menjëherë marrin vëmendjen e fansave të tij.

Ditën e djeshme, këngëtar i dashur për publikun postoi një fotografi nga fëmijëria e tij, ku shfaqet në plazh dhe duke qeshur.

“Kur isha çapaçul”, shkruan Luizi bashkëngjitur me foton që menjëherë mori mijëra pëlqime dhe komente pafund.

Por komenti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i aktorit të njohur dhe ish-banorit të BB VIP, Elvis Pupa. Ky i fundit vuri re një detaj, të cilin vendosi t’a tregonte përmes komentit.

“Varësen e paske pas që i vogël”, i shkruan Visi duke qeshur dhe Luizi e ka lexuar këtë e i është përgjigjur: “Spango ka qenë më duket”.