40-vjeçari i vë flakën banesës dhe largohet, zjarri përfshin pallatin në Lushnje

40-vjeçari i vë flakën banesës dhe largohet, zjarri përfshin pallatin në Lushnje

Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës. Flakët janë konstatuar fillimisht nga banorët, të cilët, pasi kanë vënë re tymin, kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse të Lushnjës bëri të mundur izolimin e flakëve në apartamentin e katit të tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pronari i banesës, rreth 40 vjeç, i ka vënë zjarrin në disa zona të apartamentit dhe më pas është larguar.

Mësohet se 40-vjeçari dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Aktualisht vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.