Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë

Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna. The post Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë appeared first on Albinfo.

Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë

IllyrianBrains është një nismë jopolitike dhe jofitimprurëse, e cila synon të bashkojë shqiptarët profesionistë nëpër botë për të nxitur bashkëpunimin, ndihmën e ndërsjellë dhe lidhjen me atdheun e gjuhën shqipe, transmeton albinfo.at.

IllyrianBrains në këtë event ka për qëllim bashkimin e të rinjve shqiptarë që duan të profesionalizohen në fusha të ndryshme, kryesisht me ata që mirren me IT, start up, etj.

Njihu me profesionistë të rinj, ndaj ide dhe shijo një natë plot mundësi dhe inspirim!

Nën moderimin e elegancës dhe perfeksionizmit të Asetila Köstlinger, kjo mbrëmje sjell në qënder të vëmendjes emra te jashtëzakonshem që kanë arritur majat në fushat e tyre:

Andi Binaj– Primar i institutit të radiologjisë në spitalin shtetëror Melk
Brikena Statovci– Eksperte në teknologji të informacionit
Eno Peçi– Balerin solist dhe koreograf në Teatrin e Operës dhe Baletit Vjenë

Dress Code: Business casual

Agenda:

17:30 – 18:30 | Aperitiv

18:30 – 19:15 | Video & keynote speakers

19:15 – 20:30 | Panel diskutimi me të ftuar

20:30 – 21:00 | Bashkëbisedim (Q&A)

21:00 – 00:00 | Networking, ushqim & muzikë

Location: Belétage, Haus der Ingenieure I Eschenbachgasse 9, 1010 Vienna

Ticket: € 20,-

 

Nëse je Shqipëtar që jeton ne Vjenë, në EU ose mbarë botës, apo thjeshtë do histori frymëzuese- mos e humb këtë mbrëmje!

The post Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë appeared first on Albinfo.