Vjosa Osmani viziton Jeta Statovcin, ia bën përhajr lindjen e djalit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar ish-deputeten Jeta Statovci për t’ia uruar lindjen e djalit.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar ish-deputeten Jeta Statovci për t’ia uruar lindjen e djalit.
Statovci ditë më parë është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë.
Vizitën e Osmanit e ka bërë të ditur vetë Statovci, e cila ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ish-presidentja shihet duke mbajtur në duar të porsalindurin.
Osmanin në këtë vizitë e ka shoqëruar edhe deputetja Albena Reshitaj.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



