Vodka në pijen energjitike/ Alarm në SHBA, kompania tërheq pijen nga tregu

Një kompani amerikane ka nisur një tërheqje urgjente nga tregu të disa pijeve energjike, pasi u zbulua se disa nga to përmbanin vodka, një pije alkoolike  në vend të ujit, për shkak të një gabimi në prodhim. Agjencia amerikane për Kontrollin e Ushqimit dhe Barnave ka njoftuar se bëhet fjalë për pijen energjike Celcius. Pijet [...]Read More...

Vodka në pijen energjitike/ Alarm në SHBA, kompania tërheq pijen nga tregu

Një kompani amerikane ka nisur një tërheqje urgjente nga tregu të disa pijeve energjike, pasi u zbulua se disa nga to përmbanin vodka, një pije alkoolike  në vend të ujit, për shkak të një gabimi në prodhim.

Agjencia amerikane për Kontrollin e Ushqimit dhe Barnave ka njoftuar se bëhet fjalë për pijen energjike Celcius. Pijet që po tërhiqen nga tregu janë me shijen e qitros dhe janë prodhuar në 20 qershor.

Kompania prodhuese, Clear Cut Brands LLC, ka theksuar se në vend të ujit të gazuar pa kalori, disa kanaçe përmbanin një përzierje me vodka, duke rrezikuar konsumatorët që nuk janë në dijeni për praninë e alkoolit veçanërisht fëmijët, gratë shtatzëna apo njerëzit që nuk konsumojnë alkool për arsye shëndetësore ose fetare.

Deri tani, nuk janë raportuar pasoja shëndetësore nga konsumi i produktit, por autoritetet këshillojnë konsumatorët të ndalojnë përdorimin e tij menjëherë dhe të kontaktojnë kompaninë për kompensim apo kthim të produktit.

Agjencia amerikane për Kontrollin e Ushqimit dhe Barnave  nënvizoi se ky incident është një kujtesë për rëndësinë e kontrollit të cilësisë në industrinë e pijeve dhe për nevojën e transparencës ndaj konsumatorit.

Raste të ngjashme janë riregjistruar disa here edhe në Europë. Vetëm një muaj më parë u zbulua se në disa pako Haribo në Holandë kishte përbërje të Kanabisit që shkaktoi shqetësim tek konsumatorët që raportuan problematikën./abcnews.al