Von der Leyen: Kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë! Zelensky: Evropa duhet të jetë e bashkuar për të arritur paqen
Presidentja e Komisionin Europian Von der Leyen dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë zhvilluar një komunikim për mediat ku janë pyetur për luftën në Ukrainës, dhe qëndrimin lidhur me samitin SHBA –Rusi. Von der Leyen bëri të qartë se qëndrimi i Evropës nuk ndryshon dhe se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë. [...]Read More...

Presidentja e Komisionin Europian Von der Leyen dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë zhvilluar një komunikim për mediat ku janë pyetur për luftën në Ukrainës, dhe qëndrimin lidhur me samitin SHBA –Rusi.
Von der Leyen bëri të qartë se qëndrimi i Evropës nuk ndryshon dhe se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë.
“Këto janë vendimet që duhen marrë nga Ukraina dhe nuk mund të merren pa praninë e Ukrainës në tryezë”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Zelensky theksoi se Evropa duhet të jetë e bashkuar që të ndodhë paqja e vërtetë.
“Putin ka shumë kërkesa por ne nuk i dimë të gjitha,. Një Samit trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA është i domosdoshëm”, tha presidenti Ukrainës.
Të dy presidentët pyeten për qëndrimin e Donald Trump për armëpushim pas takimit të tij me Putinin.
Von der Leyen nënvizoi se është “e rëndësishme që të ndalohen vrasjet”.
/abcnews.al/