Vonesa që shpëtoi një jetë/ Studentja indiane ngeci në trafik, nuk arriti të kapte fluturimin tragjik të ‘Air India’

“Nëse do të isha nisur pak më herët, do të isha hipur në atë avion.” Kështu e përshkruan Bhoomi Chauhan momentin kur mësoi se fluturimi i saj i humbur për pak minuta ishte rrëzuar tragjikisht, duke marrë jetën e 241 personave në bord dhe të tjerë në tokë. Bhoomi, e cila kishte planifikuar të kthehej [...]Read More...

Vonesa që shpëtoi një jetë/ Studentja indiane ngeci në trafik, nuk arriti të kapte fluturimin tragjik të ‘Air India’

“Nëse do të isha nisur pak më herët, do të isha hipur në atë avion.” Kështu e përshkruan Bhoomi Chauhan momentin kur mësoi se fluturimi i saj i humbur për pak minuta ishte rrëzuar tragjikisht, duke marrë jetën e 241 personave në bord dhe të tjerë në tokë.

Bhoomi, e cila kishte planifikuar të kthehej në shtëpi përmes fluturimit të Air India-s drejt aeroportit London Gatwick, nuk arriti të mbërrinte në kohë në aeroport për shkak të trafikut të rënduar.

Ajo thotë se mbërriti më pak se një orë para nisjes së fluturimit, çka bëri që stafi i linjës ajrore ta ndalonte nga imbarkimi. “Isha shumë e mërzitur” kujton ajo.

Por pak më pas, ajo mori një telefonatë që do t’i ndryshonte gjithçka. “Më njoftuan se avioni ishte rrëzuar,” tregon Bhoomi, ende e tronditur.

Fluturimi tragjik, i cili u nis nga India me një Boeing në drejtim të Londrës, u rrëzua pak pas ngritjes, duke shkaktuar një nga aksidentet më të rënda ajrore të viteve të fundit.

Për Bhoomi Chauhan, ato 10 minuta vonesë ishin ndoshta minuta që i shpëtuan jetën.