Guri: Nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti

Guri: Nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, është deklaruar para seancës për formimin e Qeverisë.

Guri në një prononcim për media ka thënë se LDK s’do ta votojë Qeverinë Kurti.

“Secili deputet e ka Kuvendin e Kosovës, për këtë arsye na ka votu populli. Natyrisht që nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti. Nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut, seanca është në orën 14:00 dhe është e pamundur të jenë në dy vende njëkohësisht”, deklaroi ai.

“Mendoj që është pak e përgjegjshme, sepse deputetët janë njoftuar 15 minuta para kohës për seancën e cila do të mbahet në ora 14:00, gjë që e pamundëson edhe ardhjen e deputetëve në seancën e Kuvendit”, tha më tej ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.