“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, Blerta Deliu shkruan pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Hamzës

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, kështu ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, pasi ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzën.
Ajo tha se nuk ka shprehje më të qartë të pazarit me kauzën e çlirimtarëve.
“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, a ka shprehje ma të qartë të pazarit me kauzën e çlirimtarëve? Po thoni se UÇK-ja është e të gjithëve. Atëherë pse vota juaj për ligjin varet prej asaj çka merrni për vete? Nëse UÇK-ja është e të gjithëve, edhe përgjegjësia është e të gjithëve. Votojeni ligjin pa ia vu çmimin”, ka shkruar ajo në Facebook.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



