Vrasësi i Minnesotës, urrejtje për fëmijët/ SHBA, krimi në shkollë rindez debatin për mbajtjen e armëve
Autori i masakrës në një shkollë në Minnesota ishte i fiksuar me fëmijët. Sipas hetuesve 23-vjeçari ka kryer një krim urrejtjeje ndaj të vegjëlve. Ngjarja e rëndë ka rindezuar debatin për mbajtjen dhe kontrollin e armeve në SHBA. Familjarët e të dy femijëve që humbën jetën thanë se do të kërkojnë drejtësi. Hetuesit amerikanë thanë [...]Read More...

Autori i masakrës në një shkollë në Minnesota ishte i fiksuar me fëmijët. Sipas hetuesve 23-vjeçari ka kryer një krim urrejtjeje ndaj të vegjëlve. Ngjarja e rëndë ka rindezuar debatin për mbajtjen dhe kontrollin e armeve në SHBA. Familjarët e të dy femijëve që humbën jetën thanë se do të kërkojnë drejtësi.
Hetuesit amerikanë thanë se Robin Ëestman, 23-vjeçari që kreu Krimin makabër në Minesota të Shteteve të Bashkuara duke shënjestruar nxënësit e mitur që po luteshin në një kishë në nisje të vitit të ri Shkollor ishte i fiksuar me vrasjet e fëmijëve. Policia Amerikane zbuloi se kishte pasur 116 të shtëna me pushkë në ambientet e kishës katolike ku ndodhej edhe shkolla e arsimit bazë.
Në hetimet e deritanishme nuk janë zbuluar arsye të tjera që mund të kenë shtyrë autorin e krimit makabër që të vriste dy fëmijët e moshës 8 dhe 10 vjeç dhe të plagoste 18 persona të tjerë.
Mediat Amerikane zbuluan edhe identitetin e dy viktimave të mitur. Ata ishin Fletcher Merkel 8 vjeç dhe Harper Moyski 10 vjeç. Jesse Merkel babai, i djaloshit 8 vjeçar që mbeti i vrarë nga sulmi, në një fjalim në ceremoninë e homazhee që po mbaheshin në shkollë tha se një frikacak vendosi ti merrte padrejtësisht djalin e tij të dashur.
“Një frikacak vendosi të na merrte djalin tone 8 vjeçar Fletcher. Për shkak të aktit të tij makabër nuk do të lejohet kurrë të mbajmë më të voglin tone në krahë, të luajmë me të, të flasim me të dhe ta shihnim të rritej e të bëhej një djalë i mrekullueshëm. Fletcher donte familjen, miqtë dhe ishte i apasionuar pas peshkimit. Ndërsa boshëllëku në zemrat dhe jetët tona nuk do të mbushet kurrë, shpresoj që me kalimin e kohës familja jonë të gjejë shërim. Kam një kërkesë për ju, jepuni fëmijëve tuaj një përqafim dhe puthje shtesë sonte”, tha babai i djalit 8 vjeç.
Edhe prindërit e vajzës 10 vjeçare që humbi jetën thane në një deklaratë se nuk gjejnë dot fjalët për të përshkruar dhimbjen dhe pikëllimin e familjes së tyre ndërsa shtuan se shpresojnë se kujtimi i mirë i vajzës së tyre do të nxisë ndalimin e dhunës me armë në SHBA. Ngjarja e rende ka rindezur debatin për kontrollin e armëve në SHBA. Kryebashkiaku i qytetit ku ndodhi krimi , Jacob Frey, ka kërkuar ndalimin e armëve gjysmë-automatike dhe të karikatorëve me kapacitet të lartë. “Nuk po flasim për pushkën e gjahut të babait tuaj, por për armë të krijuara për të vrarë njerëz,” tha ai./abcnews.al