Vrasja e aktivistit, del foto e autorit/ SHBA, Charlie Kirk qëllua me snajper gjatë një tubimi në Utah
Personi që po shikoni në foto është autori i dyshuar i vrasjes se Charlie Kirk. Departamenti i sigurisë publike në Utah, ku Kirk u vra, publikoi imazhet duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e te dyshuarit. Hetimet e deritanishme te autoriteteve Amerikane thonë se autori i sulmit besohet të ketë qëlluar nga një çati [...]Read More...

Personi që po shikoni në foto është autori i dyshuar i vrasjes se Charlie Kirk. Departamenti i sigurisë publike në Utah, ku Kirk u vra, publikoi imazhet duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e te dyshuarit.
Hetimet e deritanishme te autoriteteve Amerikane thonë se autori i sulmit besohet të ketë qëlluar nga një çati pranë zonës. I dyshuari dukej se ishte në moshë universitare dhe zyrtaret po përdorin teknologjinë për të bërë të mundur identifikimin e tij, por kjo nuk mjaftoi dhe u kërkua edhe ndihma e qytetareve. Përveç pushkës që besohet të jetë përdorur në vrasjen e Charlie Kirk, zyrtarët kanë gjetur gjithashtu një gjurmë këpuce, një gjurmë pëllëmbe dhe gjurmë parakrahu, të cilat do të analizohen.
Autoritetet policore kanë qenë gjithashtu në gjendje të gjurmojnë lëvizjet e personit të armatosur para dhe pasi që ai qëlloi Charlie Kirk deri sa ai u zhduk. Ai mbërriti në kampusin e universitetit në orën 11:52 të paradites dhe më pas u ngjit përmes shkallëve dhe lart deri në një çati aty pranë nga ku ai qëlloi.
Pas të shtënave autori u hodh nga çatia dhe iku në një lagje aty pranë.
Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një ceremonie përkujtimore për sulmet e 11 shtatorit, tha se do t’i japë Kirk Medaljen Presidenciale të Lirisë pas vdekjes, nderi më i lartë që një civil mund t’i jepet në SHBA.
Charlie Kirk ishte një aktivist politik konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, e cila ka ndikuar fuqishëm ne grumbullimin e votuesve të rinj republikan në kampuse universitare. Ai ishte një nga mbështetësit më të afërt të presidentit Donald Trump dhe shpesh ushte pare si zëri i fuqishëm i të djathtës së re amerikane. Përmes platformës së tij mediatike, The Charlie Kirk Show, ai kishte fituar një ndikim te jashtëzakonshëm në politikën dhe opinionin publik konservator në SHBA.
/abcnews.al/