Vrasja e Charlie Kirk/ FBI publikon videon e autorit të dyshuar, ofron shpërblim 100 mijë dollarë për atë që jep informacione

FBI dhe autoritetet e Utah-ut kanë publikuar një video autorit të dyshuar të vrasjes së figurës konservatore amerikane, Charlie Kirk. Në video, shihet autori mbi çatinë e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah-ut, aty ku u qëllua për vdekje aktivisti Kirk, shkruan Sky News. Ndërkaq, FBI ofron një shpërblim prej 100,000 dollarësh për [...]Read More...

Vrasja e Charlie Kirk/ FBI publikon videon e autorit të dyshuar, ofron shpërblim 100 mijë dollarë për atë që jep informacione

FBI dhe autoritetet e Utah-ut kanë publikuar një video autorit të dyshuar të vrasjes së figurës konservatore amerikane, Charlie Kirk.

Në video, shihet autori mbi çatinë e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah-ut, aty ku u qëllua për vdekje aktivisti Kirk, shkruan Sky News.

Ndërkaq, FBI ofron një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacion që çon në arrestimin e të dyshuarit.

Qindra agjentë nga 20 agjenci të zbatimit të ligjit janë duke mbledhur të dhëna për të identifikuar të dyshuarin, por gjatë një konference për media të enjten mbrëma, autoritetet i bënë thirrje publikut për ndihmë.

Kirk kishte ndikim të madh në politikën amerikane. Ai bashkëthemeloi organizatën Turning Point USA më 2012 për të nxitur qëndrimet konservatore në mesin e të rinjve./abcnews.al