Vrasja e Khameneit në Iran, Gerta Zaimi: Bëri dalje në formë martiri dhe e dinte

Në emisionin “Opinion”, po diskutohet sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran dhe sulmet e këtij të fundit në disa shtete në Lindjen e Mesme.
Gerta Zaimi, Drejtore e tvklan.al, bëri një analizë mbi atë se çfarë diskutohet për vdekjen e Khameneit.
Zaimi sqaron se ekziston një teori që sulmet pritej të ndodhnin të hënën, e jo të shtunën. Një ide tjetër, është se Khamenei zgjodhi të bënte dalje në formë martiri, me vetëdije të plotë.
Sakaq, këto janë spekulime, pasi nuk mund të dihen me saktësi.
“Një ide ishte që pritej të hënën, jo të shtunën. Domëthënë, në ambiente të ndryshme qarkullonte lajmi se sulmi do ndodhte të hënën, jo të shtunën. Një ide tjetër, por që janë të gjitha spekulime, sepse ne këto nuk mund t’i dimë me saktësi, është që në një farë mënyre, bëri një dalje në formë martiri dhe e dinte. 86 vjeç, disa sëmundje… Ki parasysh që regjimi në Iran, nuk është regjim që t’i pëlqejë popullsisë. Nuk është popullor. Nuk e ka qëllimin në vetvete të jetë popullor. Qëllimi në vetvete e ka që të mbijetojë. Që të mbijetojë, do të thotë që të krijosh një sistem. Sistemi ekziston akoma dhe në këto momente janë aty, të përgatitur. E thanë dhe vetë, janë të përcaktuar dhe dy-tre nga prapa.
Domethënë, brenda atyre që janë dhe analistë vetë nga Lindja e Mesme, ekziston ideja që ai ka bërë vetë dalje në formë martiri, me sulmin izraelit dhe të SHBA-ve, si në një farë mënyre e ka pritur dhe ka thënë që është okej”, u shpreh Zaimi.





