Vriten dy vëllezër në Gjakovë, policia jep detaje

Dy persona janë vrarë në fshatin Madanaj të Gjakovës. Këtë e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta. “Po, mund ta konfirmoj se dy persona kanë mbetur të vrarë, janë vëllezër nga fshati Madanaj. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. […]

Vriten dy vëllezër në Gjakovë, policia jep detaje

Dy persona janë vrarë në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.

“Po, mund ta konfirmoj se dy persona kanë mbetur të vrarë, janë vëllezër nga fshati Madanaj. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Nga hetimet e para kemi një të dyshuar nga një fshat tjetër i Gjakovës, por ai ende është në arrati”, tha Graishta.

Ai ka thënë se dyshimet e para janë se i dyshuari dhe viktimat kanë pasur probleme të mëhershme, por se është ende herët të dihen rrethanat apo shkaku se pse ka ndodhur ky rast i rëndë.