Vuçiqi takon Sarrazinin, i ankohet për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe mosformimin e AKS-së

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Takimi, sipas Vuçiqit, ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë. Ai tha se u fol “mbi situatën në rajon, mospërmbushjen e marrëveshjeve nga dialogu Kosovë-Serbi, në rend të parë të atyre që kanë […]

Vuçiqi takon Sarrazinin, i ankohet për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe mosformimin e AKS-së

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi, sipas Vuçiqit, ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë.

Ai tha se u fol “mbi situatën në rajon, mospërmbushjen e marrëveshjeve nga dialogu Kosovë-Serbi, në rend të parë të atyre që kanë të bëjnë me sigurinë e serbëve në Kosovë dhe formimin e AKS-së”.

Po ashtu, në takim tha se është folur edhe për “vazhdimin e rrugës evropiane të Serbisë, angazhimin e qeverisë Gjermane në proceset rajonale dhe marrëdhëniet tona bilaterale”.

Veç tjerash, ai tha se “përsërita se si Gjermania ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal, por se mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”.