VV gjen kandidatin për Ferizaj që do të përballet me Agim Aliun e PDK-së

Enver Haliti sipas burimeve te Kanal10 do të jetë kandidati i VV-së për Ferizaj  në zgjedhjet lokale. I lindur më 20 janar 1977 në Ferizaj, Haliti ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe ka përfunduar studimet master në Menaxhment në Universitetin e Evropës Juglindore. Ai ka një përvojë të gjatë në pozita

VV gjen kandidatin për Ferizaj që do të përballet me Agim Aliun e PDK-së

Enver Haliti sipas burimeve te Kanal10 do të jetë kandidati i VV-së për Ferizaj  në zgjedhjet lokale.

I lindur më 20 janar 1977 në Ferizaj, Haliti ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe ka përfunduar studimet master në Menaxhment në Universitetin e Evropës Juglindore.

Ai ka një përvojë të gjatë në pozita menaxhuese, duke punuar si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër, ku ka fituar aftësi të çmuara në menaxhim dhe zhvillim strategjik.

Në dy mandate, Haliti ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në arenën lokale, Haliti ka mbajtur poste të rëndësishme, përfshirë drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt. Ai ka qenë edhe Kryesues i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Ferizajt.

Në nivel qendror, Haliti u zgjodh deputet në vitin 2019 dhe u rizgjodh në vitin 2021. Ai flet rrjedhshëm gjuhët frënge dhe angleze, është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.