VV-ja mbron emërimin e Hysenit në ATK

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas kritikave të ngritura për emërimin e Mentor Hysenit, anëtar i kësaj partie, në postin e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Në një përgjigje për KOHËN, VV-ja ka theksuar se është kundër çdo emërimi me motiv partiak apo personal që nuk bazohet në profesionalizëm dhe integritet, raporton albinfo.ch. “Lëvizja […] The post VV-ja mbron emërimin e Hysenit në ATK appeared first on Albinfo.

VV-ja mbron emërimin e Hysenit në ATK

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas kritikave të ngritura për emërimin e Mentor Hysenit, anëtar i kësaj partie, në postin e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Në një përgjigje për KOHËN, VV-ja ka theksuar se është kundër çdo emërimi me motiv partiak apo personal që nuk bazohet në profesionalizëm dhe integritet, raporton albinfo.ch.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk ka kritikuar profesionistët, qoftë edhe nga partitë e tjera. Ne kemi qenë dhe jemi kundër emërimeve me motiv partiak e personal pa bazë profesionale e të integritetit”, thuhet në reagimin e partisë, ku theksohet se përfaqësuesit e saj në institucione kanë promovuar edhe zyrtarë që nuk ndajnë bindje të njëjta politike me ta.

Ministria e Financave njoftoi të mërkurën se Hyseni është zgjedhur drejtor i ri i ATK-së, duke theksuar se procesi ka qenë transparent dhe profesional. Megjithatë, fakti që ai në vitin 2019 ishte prezantuar si anëtar i VV-së, ka nxitur reagime nga shoqëria civile dhe partitë opozitare.

Vetëvendosje e ka vlerësuar Hysenin si profesionist në fushën e financave dhe në sektorin publik, duke shtuar se përzgjedhja është bërë nga institucionet kompetente. “Është shumë mirë që një brez i ri profesionistësh po marrin përgjegjësi”, thuhet më tej në reagim.

Sipas VV-së, lidhja me subjektin politik nuk është kriter për emërim në pozita publike. “Po të ishte kështu, shumë të tjerë me dekada në Lëvizje do të ishin vendosur nëpër pozita. Z. Hyseni, si shumë profesionistë të tjerë, kanë bashkëpunuar dhe disa janë anëtarësuar në Lëvizje, por për shkak të natyrës së angazhimit kanë qenë vetëm në sferën profesionale dhe jo organizative”, thekson partia, raporton albinfo.ch.

The post VV-ja mbron emërimin e Hysenit në ATK appeared first on Albinfo.