VV-ja me komunikatë për francezët: Mbështesni subjektet e majta

Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, në një komunikatë për media ka bërë thirrje për mbështetje të subjekteve të majta në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Francë. Në një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, VV-ja ka shprehur shqetësimin për fitoren e një qeverie që udhëhiqet nga e djathta ekstreme. “Kjo […]

VV-ja me komunikatë për francezët: Mbështesni subjektet e majta

Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, në një komunikatë për media ka bërë thirrje për mbështetje të subjekteve të majta në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Francë.

Në një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, VV-ja ka shprehur shqetësimin për fitoren e një qeverie që udhëhiqet nga e djathta ekstreme.

“Kjo do të rrezikonte jo vetëm rizotimin e Bashkimit Evropian për angazhim drejt zgjerimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por do të përhapte edhe më tej narrativat destruktive dhe dezinformatat e ekstremit të djathtë për Kosovën, në veçanti të ushqyer nga boshti Moskë-Beograd.

Në këto rrethana mbesim me shpresë që bashkimi i subjekteve të majta nën emrin ‘’Nouveau Front Populaire’’ do të triumfojë dhe do ta parandalojë fitoren dhe ardhjen në pushtet të së djathtës ekstreme, gjë që do të ishte fatale për shoqërinë dhe vlerat e solidaritetit dhe bashkëjetesës jo vetëm në Francë, por kudo nëpër kontinentin e Evropës.” – thuhet në postim.