VV: Kushtetuesja po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit për Kryeparlamentar ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me reagim pas publikimit të Aktgjykimit lidhur me seancën konstituive nga Gjykata Kushtetuese, ku ka kritikuar vonesën në publikimin  e Aktgjykimit, teksa e ka cilësuar vendimin si arbitrar e që cënon demokracinë. Tutje thuhet se në arsyetimin e Gjykatës “dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK

VV: Kushtetuesja po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit për Kryeparlamentar ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me reagim pas publikimit të Aktgjykimit lidhur me seancën konstituive nga Gjykata Kushtetuese, ku ka kritikuar vonesën në publikimin  e Aktgjykimit, teksa e ka cilësuar vendimin si arbitrar e që cënon demokracinë.

Tutje thuhet se në arsyetimin e Gjykatës “dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë” dhe se Kushtetuesja po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

“Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë  eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses. Si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane dhe botërore, as nuk kërkoi mendime të gjykatave kushtetuese homologe për krahasueshmëri rastesh. Një rast pra si asnjë rast tjetër”, theksohet në reagim./R