VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm

Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, për presion ndaj Bardh Krasniqit, kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Sport Marketing” për presion për hapjen e pishinës së Gërmisë. Redenica me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se një qytetare ka pësuar lëndime […]

VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm

Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, për presion ndaj Bardh Krasniqit, kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Sport Marketing” për presion për hapjen e pishinës së Gërmisë.

Redenica me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se një qytetare ka pësuar lëndime serioze në hundë si pasojë e mungesës së mjaftueshme të ujit në pishinë.

“Në bazë të informatave të para në terren, sot një qytetare ka pësuar lëndime serioze në hundë brenda pishinës së Gërmisë, e ku thuhet që ka qenë brenda në ujë.

Unë, si Kryetar i Këshillit Lokal, kam lajmëruar rastin tek organet kompetente sepse ky rast duhet zbardhur, dhe në rast se del në pah që vajza në fjalë është lënduar për shkaqe që pishina nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm, komplet përgjegjësia do të jetë mbi supet e Bardh Krasniqit dhe Kryeqyteti Prishtina“, ka thënë ndër të tjera ai.

“Po ashtu, si informatë shtesë, çdo vit ditën e parë pishina e Gërmisë ka qenë hyrja falas për qytetarë, ndërsa sot, qysh nga hapja, kanë filluar me pagesa dikujt me kupon e dikujt pa kupon fiskal“.