Washingtoni sulmon aleatët: Njohja e Palestinës, shfaqje politike
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti, shkruajnë mediat e huaja e ka quajtur këtë hap “për shfaqje” dhe jo një përpjekje të vërtetë për paqe. “Sfida e vërtetë nuk [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti, shkruajnë mediat e huaja e ka quajtur këtë hap “për shfaqje” dhe jo një përpjekje të vërtetë për paqe.
“Sfida e vërtetë nuk janë gjestet boshe, por diplomacia serioze. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe një paqe e qëndrueshme në rajon, e cila është e mundur vetëm në një realitet pa Hamasin”, ka deklaruar përfaqësuesi i administratës amerikane.
Ky reagim vjen në një moment kur një pjesë e aleatëve perëndimorë të Washingtonit kanë marrë një hap të rëndësishëm simbolik drejt mbështetjes së shtetit palestinez, ndërsa lufta në Gaza vijon të trazojë opinionin publik dhe diplomacinë ndërkombëtare.
Kujtojmë se dje,21 shtator, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shteti i Palestinës është njohur zyrtarisht nga katër shtete të rëndësishme: Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Portugalia.
Ky hap është bërë në një moment kyç, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në qëndrimet e këtyre vendeve ndaj çështjes palestineze.
Kjo njohje është parë si një nxitje për një zgjidhje me dy shtete dhe një reagim ndaj krizës humanitare në Gaza dhe zgjerimit të vazhdueshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.