Williams – Barça, një dashuri e kamotshme në distancë që mund të kurorëzohet me “martesë”

Nico Williams dhe Barcelona, një “martesë” që ka mbetur në tentim qe një vit. Por, “historia e dashurisë” në distancë mes tyre duket se nuk është zbehur ende. Anësori ofanziv i Athletic Bilbaos, protagonist i një sezoni të shkëlqyer me 11 gola e 7 asistime në 45 ndeshje, është futur përsëri në listën e dëshirave […]

Williams – Barça, një dashuri e kamotshme në distancë që mund të kurorëzohet me “martesë”

Nico Williams dhe Barcelona, një “martesë” që ka mbetur në tentim qe një vit.

Por, “historia e dashurisë” në distancë mes tyre duket se nuk është zbehur ende.

Anësori ofanziv i Athletic Bilbaos, protagonist i një sezoni të shkëlqyer me 11 gola e 7 asistime në 45 ndeshje, është futur përsëri në listën e dëshirave të gjigantit katalunas.

Pas një tentimi të dështuar të verës së kaluar shkaku i kërkesave të larta të Bilbaos, Barça kishte preferuar të investonte në Dani Olmon.

Por tash, 22-vjeçari bask është rikthyer në një objektiv prioritar të “Blaugrana”.

Sipas mediumit katalunas “Sport”, presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco janë të gatshëm t’i hapin letrat për ta transferuar futbollistin ofanziv, i cili po ashtu dëshiron ta vesh fanellën e Barçës dhe këtë tashmë ua kishte konfirmuar shokëve të Kombëtares.

Një entuziazëm që i ka bindur më në fund drejtuesit e klubit, të cilët janë të gatshëm të lëvizin konkretisht.

Një takim i ri mes menaxherëve të lojtarit dhe zyrtarëve të lartë të Barcelonës është paraparë të zhvillohet në ditët në vazhdim: Laporta i ka vënë në dispozicion t’i investojë 60 milionë euro për klauzolë që t’i sigurojë shërbimet e talentit bask, të cilin e preferon para profileve më të kushtueshme si ai i kolumbianit Luis Diaz.

Por, konkurrenca për Nicon nuk mungon: Bayern Munichu dhe Arsenali mbeten vigjilentë, edhe pse dëshira e lojtarit tashmë është vendosur.

Të gjitha rrugët dhe opsionet e çojnë super-talentin spanjoll dhe protagonistin e Euro 2024 tek një transferim tek Barça në këtë verë.