Xhafer Tahiri: “Akuzat e Ferit Idrizit ndaj meje janë për t’i mbuluar dështimet e tij”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Vushtrri, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa, shpalosi problemet e vazhdueshme të cilat kanë ardhur si pasojë e keq qeverisjes lokale. Xhafer Tahiri tregoi me fakte disa dokumente për të cilat është akuzuar nga kryetari aktual për një videoinçizim, i cili sipas prokurorisë doli të jetë

Xhafer Tahiri: “Akuzat e Ferit Idrizit ndaj meje janë për t’i mbuluar dështimet e tij”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në Vushtrri, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa, shpalosi problemet e vazhdueshme të cilat kanë ardhur si pasojë e keq qeverisjes lokale.

Xhafer Tahiri tregoi me fakte disa dokumente për të cilat është akuzuar nga kryetari aktual për një videoinçizim, i cili sipas prokurorisë doli të jetë i montuar.

Përveç kësaj, Tahiri tregoi edhe për shtëpinë e tij të cilën e ka në një vend, ku ajo pjesë duhet të shpronsohet për shkak të rruges kryesore, e Tahiri thotë që është në procedurë e sipër. Ai tregoi se bashkë me gruan e tij, kanë marrë një kredi për të ndërtuar një shtëpi tjetër, ndërsa kryetari aktual e ka pyetur pa të drejtë se ku i ka marrë paratë për ndërtimin e asaj kulle.

Tahiri tregoi se është thjeshtë një shtëpi e jo një kullë siç e ka quajtur ai, dhe se nuk ka qenë në punë të shtetit për 4 vite me radhë pas përfundimit të mandatit të tij si kryetar i Vushtrrisë, e Ferit Idrizi pa të drejtë e ka pyetur për paratë se nga kanë ardhur. Tahiri me dokument tregoi se ishte një kredi e marrë në një prej bankave të Kosovës, dhe nuk kishte të bënte fare me akuzat të cilat i ka bërë Ferit Idrizi ndaj tij.

Ndiqeni videon për më shumë detaje: