Xhafer Tahiri: Bisedë shpirtnore me veteranin Shaip Asllani, kujtim i kohëve që nuk kthehen
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK, Xhafer Tahiri, ka vizituar konakun e veteranit dhe shokut të babait të tij, Shaip Asllani, ku zhvilloi një bisedë të veçantë dhe shpirtnore. “Bisedë shpirtnore për një kohë që nuk përsëritet më!”, ka shkruar Tahiri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimeve dhe vlerave që kanë formuar historinë

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK, Xhafer Tahiri, ka vizituar konakun e veteranit dhe shokut të babait të tij, Shaip Asllani, ku zhvilloi një bisedë të veçantë dhe shpirtnore.
“Bisedë shpirtnore për një kohë që nuk përsëritet më!”, ka shkruar Tahiri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimeve dhe vlerave që kanë formuar historinë e vendit dhe komunitetit.
Takimi u konsiderua si një moment i veçantë për lidhjen ndërbrezore dhe respektin ndaj veteranëve që kanë kontribuar për lirinë dhe zhvillimin e Vushtrrisë.