Xhafer Tahiri kritikon qiranë prej 995€ për veturën e kryetarit – Prioritet familjet në nevojë!
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kritikuar shpenzimin prej 995 euro në muaj për qiranë e veturës me të cilën vozitet kryetari aktual i komunës. Sipas Tahirit, ky është një shembull i keqpërdorimit të parasë publike, në një kohë kur shumë familje në Vushtrri përballen me mungesë të ndihmës sociale, kujdesit shëndetësor dhe

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kritikuar shpenzimin prej 995 euro në muaj për qiranë e veturës me të cilën vozitet kryetari aktual i komunës.
Sipas Tahirit, ky është një shembull i keqpërdorimit të parasë publike, në një kohë kur shumë familje në Vushtrri përballen me mungesë të ndihmës sociale, kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes për fëmijët.
“Vushtrria ka nevoja të mëdha, e jo luks për zyrtarët”, tha Tahiri, duke premtuar një qeverisje më të përgjegjshme dhe me prioritet qytetarin.