Xhaferi sot do t’ia dorëzojë Mickoskit funksionin e kryeministrit

Pas votimit të mbrëmshëm në parlament dhe zgjedhjes së përbërjes së re të qeverisë, sot në orën 10:00 është caktuar dorëzimi i funksionit t; kryeministrit. Në ndërtesën e Qeverisë do të takohet kryeministri i Qeverisë Teknike, Talat Xhaferi, i cili postin e tij do t’ia dorëzojë kryeministrit të sapozgjedhur Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. Pas mbërritjes […]

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë Mickoskit funksionin e kryeministrit

Pas votimit të mbrëmshëm në parlament dhe zgjedhjes së përbërjes së re të qeverisë, sot në orën 10:00 është caktuar dorëzimi i funksionit t; kryeministrit. Në ndërtesën e Qeverisë do të takohet kryeministri i Qeverisë Teknike, Talat Xhaferi, i cili postin e tij do t’ia dorëzojë kryeministrit të sapozgjedhur Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Pas mbërritjes në ndërtesën e Qeverisë, siç njoftuan nga pres-shërbimet qeveritare, kryeministri aktual dhe i sapozgjedhur do të ketë një takim të shkurtër.

Përveç kryeministrit, ceremonitë e dorëzimit në ministri do të ketë edhe mes ministrave aktualë në Qeverinë teknike dhe ministrave të sapozgjedhur.

Me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër”, Kuvendi zgjodhi mbrëmë Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni “VLEN” dhe ZNAM.

Në votimin e mbrëmshëm “kundër” Qeverisë së re u deklaruan deputetët e LSDM-së dhe të Majtës, ndërsa deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja e lanë seancën para përfundimit të saj.

Hristijan Mickoski e mori mandatin për të formuar qeverinë e re pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare në maj të këtij viti dhe fitoi 58 ulëse në Kuvend.

LEXO: Kuvendi me 77 vota “për” e zgjodhi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me kryeministër Hristijan Mickoskin